Dorëzimi i shkopit baritor nga Imzot Massafra tek pasardhësi i tij ishte momenti solemn që shënoi marrjen në dorëzim të Arqidioqezës Shkodër-Pult nga Arqipeshkëvi i ri Imzot Giovanni Peragine.
Në fjalën e tij para besimtarëve dhe përfaqësuesve vendorë dhe politikës, Peragine foli për domosdoshmërinë e bashkimit të kishës.
Më herët, në ceremoninë e hyrjes të zhvilluar në oborrin e Katedrales “Shën Shtjefni”, përshëndeti edhe Kryebashkiaku Benet Beci. Peragine pason në drejtimin e Arqipeshkëvisë imzot Angelo Massafra-n i cili e drejtoi atë prej vitit 1998.