
“Aromë Hungarie” ka qënë ekspozita e cila është hapur sot në ambjentet e Bashkisë Shkodër e autorit Roland Tasho. Prezent në hapjen e kësaj ekspozite ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri Martina Kasnyik.
Gjatë fjalës së tij në hapjen e ekpozitës përvec vlerësimit për autorin, Kryebashkiaku Benet Beci vuri theksin tek bashkëpunimi mes Shkodrës dhe Hungarisë në fushën e turizmit dhe të kulturës.
Nga ana e saj Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik, u ndal tek hapat konkret të bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Hungarisë kryesisht në fushën e turizmit dhe bashkëpunimit të bizneseve hungareze me ato shkodrane.
Martina Kasnyik, Ambasadore e Hungarisë në Shqipëri: Jam e lumtur që jam sot këtu për të hapur këtë ekspozitë, por në asnjë moment nuk mund të harroj hapësirat e tjera të bashkëpunimit me Bashkine Shkodër, ku një nga bashkëpumet kryesore është ajo për turizmin, për agrikulturën dhe industrinë ushqimore. Ambasada po bën gjithcka është e mundur në rritjen e bashkëpunimit mees bizneseve hungareze me ato të territorit të Bashkisë Shkodër.
Për autorin Roland Tasho, ky është një rikthim në Shkodër nga i cili ai ka ngelur i surprizuar me zhvillimet positive për Shkodrën. Ekspozita do të qendrojë e hapur në hollin e Bashkisë Shkodër dhe përcjell momente dhe imazhe të kryeqytetit hungarez ndërthurur kjo edhe me punonjës të ambasadës hungareze të fotografuar me veshje popullore shqiptare.