VIDEO/ “Anglishte të çalë” por Jonida Maliqi arrin në Finalen e Festivalit Europian të Këngës…

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:

Maqedonia e Veriut

Holanda

Shqipëria

Suedia

Rusia

Azerbajxhan

Danimarka

Norvegjia

Zvicra

Malta

Loading...