VIDEO/ Andorra nuk shënonte në transfertë prej 9 vitesh dhe i shënon dy herë Shqipërisë duke i marrë një pikë

Shqipëria del huq me Andoorrën. Kuqezinjtë e Rejës barazojnë 2-2 kundër një skuadre që golin e fundit në transfertë e kishte shënuar 9 vite më parë. Përtej rezultatit, skuadra e drejtuar nga Edi Reja shfaqi problem të theksuara në përqendrim dhe në balancat mes reparteve. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Balajn që në minutën e gjashtë, por kjo nuk mjaftoi për të marrë tri pikët.

Në një stadium gjysmë të boshatisur. Martinez shënoi dy gola për miqtë, ndërkohë që Rei Manaj ktheu baraspeshën me një gol të bukur në minutën e 58-të. Edhe njëherë, skuadra jonë tregoi se shfaqet e vogël me të voglat.

Shqipëri – Andorra 2-2

Shënues: 6′ Balaj, 55′ Manaj / 19′, 48′ Martinez

KV: Balaj / Rubio, Lovera

Formacionet:

Shqipëria: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Ismajli, Roshi, Trashi (46′ Hysaj), Ramadani (73′ Seferi), Memushaj, Ndoj (60′ Bare), Balaj, Manaj Trajner. Edi Reja

Andorra: Giomes, Martinez, Vales, Garsia, Klemente, Moreno, Alaez (79′ Fernandez), Nikolas, Servos, Rubio (71′ Rodrigez), Lovera Trajner. Koldo Alvarez

loading...