
“Qyteti i Shkodrës ka mikpritur sot tryezen e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake e mbështetur ne DLDP, BtF- Bashki të Forta dhe UNWOMEN.
Hapja e takimit është përshendetur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi e cila ka nënvizuar rëndësinë e rritjes së rolit të grave në vendimmarrjet e rëndësishme për komunitetet ku ato janë pjesë.
Takimi që ka nisur sot do të vazhdojë edhe nesër dhe do të ketë në fokus analizën e punës së deritanishme, evidentimin dhe përcaktimin e nevojave për asistencë për vitet e ardhshme si dhe rekomandimet për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor në kuadër të reformës së pritshme zgjedhore”, thuhet ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder lidhur me kete takim.
Nderkohe, mesohet se pavaresisht se ishin ftuar, nga 9 gra kryetare te Bashkive ne vend, kane qene te pranishme ne takim vetem 2 prej tyre. Nga ana tjeter, organizatoret e tryezes bene me dije se ishin ftuar edhe dy kryetare te Qarqeve, perkatesisht te Shkodres e Korces dhe asnjera nuk ishte e pranishme. Ndersa organizohen takime e aleanca, shpenzohen miliona per projekte qe tentojne fuqizimin e grave ne vendimmarrje, bojkoti i vete grave te zgjedhura ne takime te tilla, nuk le shije aspak te mire.