
Dy policë me skafandra në kokë godasin një të ri protestues pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në këtë moment ndërhyn ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila përplaset edhe fizikisht me policët.
“S’i nuk u vjen turp”-thotë Vokshi. Më pas, policët largohen nga skena.