VIDEO – Aktori i njohur feston ditëlindjen, surpriza më e veçantë i vjen nga kolegët e Teatrit “Migjeni” në Shkodër

Një nga aktorët e mirënjohur të “brezit të artë” të skenës dhe ekranit shqiptar, Ymer Bala, feston 75 vjetorin e lindjes. Pavarësisht se prej vitesh jeton përtej Atlantikut bashkë me familjen, Bala vijon të ketë lidhje të forta me kolegët e tij të Teatrit “Migjeni” dhe janë pikërisht ata, të cilët nga Shkodra, mbase i kanë bërë surprizën më të bukur. Të gjithë bashkë, nga skena e tempullit të kulturës, ata e kanë uruar dhe i kanë kënduar këngën tradicionale. Video është shoqëruar edhe me këtë tekst:


“Gëzuar 75-vjetorin Mjeshtër!

Urimi për ty, i dashur Ymer Bala, vjen nga trupa e teatri “Migjeni”, pikërisht nga kjo skenë që vazhdon të mbajë gjallë emocionet dhe sukseset e karierës tënde brilante.

U bëfsh 100 vjeç, plot shëndet e lumturi!❤”.

Ky urim, ka ngjallur mjaft emocione tek aktori Ymer Bala. Kjo kuptohet nga postimi i tij në rrjete sociale, ku lexohet:

Mbështet ShkodraWeb Media

“Oh,oh,oh…!Mbasi e ndigjova nja dhete here URIMIN tuej o koleget e mi te shtrejte…e mbasi fshiva lotet e gezimit qe m’i shkaktuen zanet tuej te bukur,u ula ne f.b.me “fole” me ju…!

Ju due fort e ju perqafoj te gjithve me radhe… Kete surprize do ta ruej ne zemer sa te jem gjalle. Me nderim e mall, miku i juej Ymer Bala.”.

Edhe ShkodraWeb Media i bashkohet urimit të kolegëve të Ymer Balës, edhe 100- vjet duke nisur nga sot Mjeshtër!

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel