VIDEO – Aksidentohet me motor gjatë natës kosovari, dërgohet në gjendje të rëndë në spital…

Një pushues kosovar mbeti i plagosur rëndë, pasi humbi kontrollin e motorçikletes me të cilen po udhetonte dhe u përplas me një shtylle. Aksidenti ndodhi rreth mesnates të së martes në rrugen kryesore të qytetit të Shëngjinit.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jeten si pasoje e plageve të marra në disa pjesë të trupit.


Shtetasi kosovar që mbeti i plagosur në këtë aksident është rreth 30-vjeç dhe ishte bashkë me familjen me pushime në Shëngjin.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia e drejtuesit të motorçikletes.