
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e Beltojës, afër kryqëzimit të Kryebushatit, ku një veturë është përplasur me një kamion. Nga informacionet paraprake, mësohet se një person ka humbur jetën dhe ka mbetur i bllokuar brenda automjetit, Altin Luli, 47- vjeç. Raportohet edhe për të plagosur, Mateo Luli, Laura Luli e Hilmi Shkrelaj u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e të aksidentuarit dhe për pastrimin e zonës. Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe po menaxhon trafikun në këtë pjesë të rrugës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin Hilmi Shkrelaj është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shkodër/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, bëjmë me dije se u bë i mundur identifikimi i shtetasit A. L., 47 vjeç, i cili humbi jetën nga ky aksident. 3 pasagjerët e dëmtuar (bashkëshortja e shtetasit A. L. dhe dy fëmijët e tyre të mitur) janë dëguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





