
Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin tragjik me 4 viktima që ndodhi pak para mesnate (19 mars) në Fushë Prezë. Mësohet se të rinjtë kishin pritur në Rinas, Enejd Laçin (viktimë), i cili kthehej nga Gjermania.
Sapo kanë lënë aeroportin, ata ishin nisur për në banesat e tyre, por fatkeqësish u përfshinë në aksidentin e rëndë që u mori jetën të gjithëve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës. Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ku udhëtonin 4 viktimat është përplasur me një betoniere në Fushë-Prezë. Më pas Benz është përfshirë nga flakët duke u marrë jetën të rinjve që u dogjën brenda mjetit.
Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shoqërua më vonë nga policia.