
Një person ka humbur jetën në një aksident në qytetin e Shkodrës orët e para të mëngjesit të sotëm. Një automjet ka përplasur një person në Unazën Perëndimore, duke i marrë jetën.
Uniformat blu kanë bërë të ditur identitetin e viktimës, ndërsa policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, lidhur me aksidentin e ndodhur në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, bëjmë me dije se u bë identifikimi i shtetasit që humbi jetën, konkretisht shtetasi Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, banues në Shkodër.




