Video/ Aksident tragjik, 3 te vdekur dhe 1 i plagosur ne mes te kryeqytetit te vendit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Si pasojë, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç raportojnë mediat e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Fushë-Kosovës dhe Mitrovicës, ku makina ka rënë nga një lartësi e madhe në rrethrrotullim.
Paraprakisht mësohet se automjeti i aksidentuar është një Audi me targa të huaja. Fillimisht u raportua për dy persona të vdekur, ndërsa i treti nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Kritike raportohet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit të tretë. Priten detaje në vijim në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.