VIDEO – Aksident i rëndë në qendër të Shkodrës, makina me shpejtësi në rrethrrotullim përplas 4 mjete dhe largohet…

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës, në qendër të qytetit të Shkodrës, në afërsi të sheshit të ish- “5 heronjve” tek Radio Shkodra.

Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, një mjet është futur me shpejtësi në rrethrrotullim dhe ka përplasur 4 makina të tjera për t’u larguar më pas nga vendngjarja.


Mësohet se nga përplasja disa persona kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Fatmirësisht, asnjëri nuk ka rrezik për jetën.

Ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin. Lidhur me ngjarjen, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shkodrës.