Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë- Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës. Dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin e për pasojë njeri prej tyre ka shpërthyer në flakë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se kanë pësuar dëmtime dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.