Ish- kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, teksa opozitës iu mohua e drejta e fjalës. Pavarësisht se gjatë transmetimit nuk dëgjohej, dikush në sallë e filmoi Berishën me celular. Pikërisht këtë filmim ka publikuar ish- kryeministri, duke e shoqëruar edhe me një koment.
“Edvin Kristaq Urrejtja i ke koherat e numeruara. Me keto qe ben, i fton shqiptaret te te zvarrisin per se gjalli dhe jo si Enver Hoxhen me bustin e tij! Ky do jete fati yt!
Ky uzurpon çdo pushtet. Kështu voton ky horr horroi që s’ka as nder as dinjitet që nxjerr opozitën jashtë. Qeshni por ditët do tu vijnë një nga një. Kështu votojnë këta që kanë frikë nga hajnat dhe ky është një turp, ky është një faqe e zezë e jotja, por ti je një hiç. Ke frikë ti puçist i ndyrë që merr të gjitha pushtet dhe nxjerr opozitën jashtë! sb”, shkruan Berisha në Facebook.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/2223537201235921/