A i ka hedhur pas shpine Presidenti i vendit, Meta, inatet me kryeministrin Edi Rama? Kjo ishte pyetja që iu adresuar kreut të shtetit pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku ajo që ra në sytë e të gjithëve, ishte takimi plot buzëqeshje mes tyre. Presidenti ka theksuar se ne takim ishte per Inegrimin, per te cilin ka bere e do te beje gjithcka ne menyre qe te arrihet te anetaresimi i vendit ne BE.
“Ishim për integrimin dhe unë jam gjithmonë i disponueshëm për t’ju përgjigjur cdo ftesë e cdo angazhimi e kam bërë dhe do bej cdo gjë që vendi të mos e humbasë kohën që ka shpërdoruar në këto dy dekada.
E përsëris ne ishim në një vijë me Kroacinë dhe shumë para Malit të Zi e Serbisë që u përfshinë pas Shqipërisë, sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë e kanë humbur besimin e seriozitetin e realizimit të standardeve. Duhet të tregojmë përgjegjshmëri e të rikthejmë shpresën te ata që jetojnë këtu dhe që kanë ikur”- tha Meta.