Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “870 mln lekë abuzime me karburant e lubrifikante”, PD vijon denoncimet për Bashkinë Vau Dejës…

ShkodraWeb 5 November, 2022
luciano boci vau dejes

Seria e vjedhjeve në Bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka të ndalur, dhe denoncimi vijon sot me abuzime qindra milionëshe. Nga selia e Partisë Demokratike bëjmë publik një abuzim prej 870 milion lekësh për blerje karburanti e lubrifikantësh.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve të Bashkisë së Vaut të Dejës, është vetëm afera korruptive e radhës që denoncojmë sot para të gjithë shqiptarëve.

Që nga muaji shtator i vitit 2019, pas zgjedhjeve njëpartiake në Bashkine Vau Dejës, e deri më sot janë shpenzuar 870 milion lekë, për karburant e lubrifikantë nga administrata e Bashkisë. Ne zotërojmë dhe do i nisim medias dokumentet zyrtare të këtij abuzimi.

Siç e kemi denoncuar herën e fundit në vitin 2021 Bashkia ia ka kaluar shërbimin e pastrimit të qytetit operatorëve privatë, ç’ka ka sjellë edhe nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të pastrimit, pronë e Bashkisë Vau Dejës, të cilat sot nuk dihet as se ku ndodhen.

Kjo do të thotë që ai karburant që do shpenzohej për këto makineri të tonazhit të rëndë duhej hequr nga lista e shpenzimeve.

Një element tjetër që e nxjerr në pah dhe e thellon vjedhjen është edhe pretendimi i bashkisë së Vaut të Dejës se ka kryer pastrimin dhe rehabilitimin e kanalave kullues të zonës.

Nuk është e vërtetë.

Referuar shkresës nr. 1846/1 prot. datë 11.04.2022 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, investimet e kryera gjatë viteve 2019-2022 në Bashkinë Vau Dejës janë:

Rehabilitim Kanali Ujitës KU-13 Shelqet
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kotërr
Pastrim Kanali Ujitës Mjedë Kosmaç
Pastrim Kanali Ujitës KU3 Berdicë
Pastrim Kanali Kullues K1- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K2- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K3- Bushat
Pastrim Kanali Kullues K1- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K40- Hajmel
Pastrim Kanali Kullues i Peshkut
Pastrim Kanali Kullues K4- Nenshat, Hajmel
Pastrim Kanali Kullues K21- Bushat

Vlera totale e këtyre ndërhyrjeve është 526 milion lekë, financuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ku kanë shkuar këto para, këto investime për pastrimin e kanaleve kulluese të cilat me një rrebesh shi, siç ndodhi pak javë më parë, përmbytin banorët e Vau Dejës?

Kanale të para, të dyta dhe të treta të papastruara, të cilat janë dëshmi e qartë e abuzimit që ndodh në këtë bashki. Ku kanë shkuar 870 milion lekë përveçse në xhepat ose serbatorët e makinave të bashkiakëve …

Sot, i bëj thirrje, administratës së kësaj bashkie, në mënyrë të veçantë, Anëtarëve të Njësisë së Prokurimeve, Komisioneve të vlerësimit të Ofertave, Komisioneve të monitorimit dhe marrjes në dorëzim të kontratave publike, që të distancohen nga çdo abuzim me taksat e qytetarëve të Bashkisë Vau Dejës, pasi do të përballen me organet kompetente.

Në Partinë Demokratike, vijnë çdo ditë ankesa, denoncime të dhjetëra banorëve të Bashkisë Vau Dejës, ndaj kësaj administrate të zhytur në korrupsion, për punonjës, të cilët nuk njohin dhe shkelin çdo ditë ligjin, ndërkohë që operatorët ekonomikë kanë denoncuar pranë Partisë Demokratike për skualifikime të padrejta dhe nga ana tjetër kualifikimin e Ofertës më të lartë Ekonomike.

Çdo ankesë po faktohet çdo ditë, ndërkohë që provat e mbledhura janë depozituar dhe po depozitohen çdo ditë pranë organeve të hetimit, në Prokurori dhe në SPAK, të cilët kanë provat e mjaftueshme për të hetuar dhe dënuar çdo pushtetar, që ka abuzuar me taksave të banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

Partia Demokratike nuk do të ndalet së denoncuari çdo abuzim, çdo vjedhje që i bëhet taksave të banorëve nga individë apo sektorë të kësaj bashkie të mbytur në korrupsion.

Në ditët në vijim do kemi skandale të tjera të administratës së Bashkisë Vau i Dejës. /Deklaratë e Partisë Demokratike nga nënkryetari Luçiano BOÇI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Ish- kryekomunari shpall kandidaturën për primaret e PD- së në Malësi të Madhe, Isa Ramaj hyn në garë
Artikull pasardhës: ANALIZA – Ritmi i “çmendur” i Berishës përballë pandalshmërisë së Edi Ramës për të folur me shqiptarët…

TË FUNDIT

salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
  • Pezullimi i vizave emigruese për Shqipërinë, Ambasada Amerikane sqaron vendimin e presidentit Trump 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.