VIDEO – “8 orë mjaftojnë për të bërë pazare”, Rama tregon oraret e reja: Mbyllja për 2 javë? Ja pse jam kundër…

Kryeministri Edi Rama tha sot se orari i daljes nga shtëpitë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 do të vazhdojë ditën e hënë për të gjithë qytetarët, duke kërkuar prej tyre që të zbatojnë rregullat. Sipas kryeministrit, këto orare nuk janë për qejf dhe as për shëtitje por për të blerë ushqimet e nevojshme. Ai iu përgjigj edhe idesë së mbylljes së plotë për dy javë.


Rama: Nesër rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në 1 të drekës do të keni plot tetë orë për të bërë pazar. Shoh që ankoheni për oraret. Keq kur ishin dy orare, keq tani kur kemi një orar më të zgjatur. Me sa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, as për komoditetin e njerëzve, por janë orare të imponuara nga nevoja për përballimin e një lufte, e cila kërcënon të marri me vetë me mijëra jetë njerëzish dhe nuk e kupto se ça lidhje kanë oraret me rrëmujën nëpër tregje dhe mos respektimin e rregullit që të mos dalin në rrugë, të mos rrimë në një vend, të mbarojmë punë dhe të kthehemi në shtëpi.

Të mbajmë radhë në resht, në vijë të drejtë. Disa thoni mbylluni për dy javë pa dalë fare. Po mirë, po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar, të paktën një herë në ditë. Pse të mos zbatojmë rregullat? Pse të mos jemi rigorozë në këtë luftë? Pse nuk na mjaftojnë 8 orë për të blerë bukën dhe ushqimet e tjera dhe për t’u kthyer në shtëpi? Duhet të zgjohemi herët dhe duam të turremi të tërë në orën 10 dhe 12 nëpër dyqane dhe rrugë dhe kjo nuk shkon fare dhe nuk do ta lejojmë.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania