Në zonën e ish- Fermentimit në Bashkinë Shkodër prej disa ditësh firma kontraktuese ka nisur punën për sistemimin e plotë të rrugëve dhe rrugicave të kësaj zone të qytetit. Janë 3.2 km rrugë të cilat janë të përfshira në këtë projekt që vjen si investim i Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Ekonomisë. Për të parë nga afër punimet ka qënë vetë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili ka dhënë edhe detaje për këtë nderhyrje që po bëhet në infrastrukturë.
Projekti parashikon ndërhyrjen e plotë të 3.2 km rrugë, me sismimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, trotuarë dhe ndriçim të rrugëve. Në total vlera e investimit kap shifrën e rreth 76 milion lekeve të reja dhe kohëzgjatja e punimeve është parashikuar rreth 6 muaj.