
Zef Deda, do të festonte sot ditëlindjen e 75- të nëse me 24 nëntor 2023, ai nuk do të shkëputej nga jeta tokësore. Për Mjeshtrin e Madh të humorit shqiptar, çdo fjalë, çdo fjali apo varg, e plotëson si dhe sa duhet dimensionin e tij si artist.
Është thënë shumë e do të vijojë të thuhet shumë, teksa ai do të jetë përjetësisht mes të gjallëve, falë artit të tij, fatmirësisht, pjesa më e madhe e ruajtur në arkivat e televizioneve apo edhe në shtëpitë e shqiptarëve.
Sot duam te rikthejmë jo si Zefi, mbreti i humorit shqiptar. Duam ta sjellim para jush me një fjalim të rrallë, ku shihet më së miri dashuria deri në vuatje për teatrin, humorin, aktrimin, artin. Festofsh me ëngjejt i madhi Zef Deda, nuk të harrojmë!




