Partia Demokratike dega Vau Dejës ka reaguar edhe një herë për punësimet nepotike të bëra në konviktin e shkollës profesionale “Ndre Mjeda”.
Kryetari Berndard Ndreca akuzoi nënkryetarin e bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli, se ka punësuar në këtë institucion familjarët e tij. Sipas tij janë 6 familjarë të cilët janë punësuar ilegalisht në këtë institucion.
Prej disa ditësh, PD në qendër por edhe ajo lokale sot, nuk kanë reshtuar akuzat për Bashkinë Vau Dejës, kryetarin Mark Babani por edhe nënkryetarin Kristian Shkreli.
Ky i fundit, në dalje për mediat, ka hedhur poshtë akuzat si të paverteta, duke i klasifikuar në kuadër të zgjedhjeve të pritshme vendore të vitit që vjen.