VIDEO/ 55- vjeçari nga Vau- Dejësi një javë i zhdukur në mënyrë misterioze, të afërmit japin alarmin

Ka humbur gjurmët më datë 8 qershor të këtij viti, ndërsa ka afro një javë që 55-vjecari nuk është kthyer në banesë. Sadik Zagani nuk dihet me saktësi, se kur mund të jetë larguar nga banesa, pasi mbrëmjen e 8 qershorit është shtrirë për të fjetur sikundër çdo herë tjetër. Ai jetonte bashkë me të birin në të njëjtën shtëpi private dykatëshe, ndërsa atë mbrëmje nuk ka shfaqur asnjë shqetësim tek familjarët. Këta të fundit e kanë gjetur dhomën e tij bosh, kur janë zgjuar të nesërmen herët në mëngjes, ndërsa nuk kanë mundur të dëgjojnë qoftë edhe një lëvizje të vogël, kur babai i një djali ka vendosur të largohet.

55-vjecari kishte pak kohë që kishte pësuar një incident, për shkak të problemeve shëndetësore, humbjes së ekuilibrit, ai ishte rrëzuar dhe kishte afro dy muaj që kishte shkëputur marrëdhëniet në punë, në landfill ku punonte në Shkodër. Kur ai është larguar nuk ka pasur me vete asnjë mjet identiteti apo para. Ka pasur të veshur një xhup ngjyrë gri, tuta sportive, këpucë ngjyrë kafe. Me një trup mesatar Sadik Zagani humbi gjurmët nga Bushati, komuna Vau i Dejës në Shkodër.

55-vjecari nuk ka emigruar kurrë më pare, që familjarët ta lidhin këtë largim të tij me ndonjë dyshim të mundshëm të kalimit të kufirit. Pas denoncimit që kanë bërë në policinë e Shkodrës, familjarët nuk dinë të thonë me saktësi se cila mund të ketë qenë arsye e largimit të Sadikut, pasi ai ka qenë një familjar i rregull dhe afro 2 muaj më parë ka qenë në marrëdhënie punë, por kurrë më parë nuk ka shfaqur shqetësime.

Loading...