Skip to content
14 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sociale
  • Video News

VIDEO – 44- vjeçari i burgosur në Reç ndërroi jetë në rrethana të paqarta, 6 punonjës burgu nën akuzë

ShkodraWeb 27 June, 2025
burgu rec 2

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas një hetimi disa mujor në burgun e sigurisë së lartë në Reç, ku një i dënuar dyshohet se është vetëvarur si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj tij nga efektivë të sigurisë. Për rastin, Prokuroria e Shkodrës ka marrë të pandehur gjashtë ish-punonjës policie për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, kryer në bashkëpunim.

I ndjeri është identifikuar si Edmond Piraniqi, 44 vjeç, i dënuar për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur më 29 qershor 2024, kur ai u gjet i vetëvarur me një çarçaf në dhomën nr. 17 të godinës nr. 5 (“Veçim”) të burgut. Fillimisht ai u gjet me shenja jete dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi të mbijetonte.

Viktima Edmond Piraniqi në spital

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 6 punonjës të burgut, konkretisht B.L., E.B., F.B., I.D., S.B. dhe F.B., dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit, duke e futur më pas në izolim, ku ai ndërmori aktin fatal.

Një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes, punonjësi A.Sh., ka deklaruar se Piraniqi kundërshtoi shoqërimin për në izolim dhe u fut në dhomë pa pranga, i shoqëruar nga grupi i sigurisë. Ai ka treguar se e kishte parë të dënuarin në gjendje të rënduar emocionale, ndërsa dëshmitë përforcohen nga raporti i incidentit të hartuar pak minuta para vendosjes në veçim.

edmond piraniqiii 2025
edmond piraniqii 2025

Prokuroria ka ngritur akuzat për “Shkaktim të vetëvrasjes” dhe “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe ka çuar çështjen në Gjykatën e Shkodrës, ku në ditët në vijim pritet që gjashtë ish-gardianët të japin llogari për rolin e tyre në ngjarjen tragjike.

Në vitin 2024, pak ditë pas ngjarjes, babai i Edmond Piraniqit, Lulzim Pezaku denoncoi rastin në emisionin investigativ “Fiks Fare” duke pretenduar se djali i tij është dhunuar barbarisht dhe se shkoi në gjendje të rëndë shëndetësore në spital për shkak të rrahjes brutale që i kanë bërë gardianët në burgun e Reçit. Këto akuza janë mohuar nga burgu.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2025/06/babai-edmond-piraniqi-2025.mp4
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FRYMËZIM – “E kam ëndërr Maturën, s’ kam para për fustan…”, kush është stilistja e re që i përmbushi dëshirën maturantes…
Artikull pas: “Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe”, deklarata e Donald Trump: Por unë i ndala…

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë… 13 July, 2025
  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zjarr dragovoje mmadhe 2025
  • Kryesore

VIDEO – Zjarri në Dragovojë të Malësisë së Madhe, efikasiteti i zjarrfikësve parandalon tragjedinë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.