
“25 mijë shqiptarë, kanë dhënë jetën në mbrojtje të Turqisë së re”. Kështu shprehet biznesmeni i njohur Gjergj Luca, në një video të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, ku thotë mes të tjerave se ndodhet në Turqi.
“Historia është kokfortë dhe pavarësisht kohës apo vendit faktet janë aty. Nga Turqia ju përshëndes aty ku shqiptarët luftuan në krah të Ataturkut dhe mbajtën Turqinë e sotme të pacoptuar!”, shkruqn Luca në rrjetet e tij sociale.
Gjatë videos, ai kujton rënien e 200 mijë personave, mes të cilëve 25 mijë shqiptarë, për Turqinë e re, teksa kujton se themeluesi i Turqisë moderne, Ataturk, kishte babanë nga Dibra dhe nënën nga Selaniku shqiptar.