Skip to content
1 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika
  • Video News

VIDEO – “2021- i viti i ndryshimit”, lideri i opozitës Lulzim Basha uron shqiptarët për vitin e ri…

ShkodraWeb 2 years ago

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar përmes një video mesazhi shqiptarëve në vigjilje të ndërrimit të viteve. Basha shprehet se po lëmë pas një vit të vështirë, një vit ku siç shprehet kryedemokrati pandemia na gjeti të gjunjëzuar.

“Viti që po lëmë pas ishte një vit i vështirë për gjithë botën, po akoma më i vështirë për Shqipërinë. Kriza e pandemisë e pllakosi vendin tonë, në një kohë kur ekonomia ishte tashmë e gjunjëzuar dhe sistemin tonë shëndetësor e gjeti në pikë të hallit, si pasojë e mungesës së mbështetjes.

Shumë prej nesh humbën më të dashurit, familjarë dhe miq të çmuar prej koronavirusit, duke lënë pas një boshllëk të pazëvëndësueshëm. Ne i kujtojmë me dhimbje secilin prej tyre. Po ashtu përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e tyre.

Teksa i them këto fjalë, ka shumë familje që janë prekur rëndë nga pandemia, spitalet tona janë të mbingarkuara, punonjësit tanë shëndetësor janë duke punuar me mish e me shpirt për të shpëtuar jetë edhe pse në kushte shumë të vështira.” shprehet Basha ndërsa thekson se mirënjohja shkon sot tek mjekët dhe personelin shendetësor, që po sakrifikon me vetëmohim për të shpëtuar jetë, duke sakrifikuar gjithçka, shpesh edhe vetë jetët e tyre.

“Kemi kaluar një vit të vështirë, por gjithsesi ka shpresë. Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë. Ka shpresë për një Shqipëri tjetër. Për një qeverisje ndryshe që kujdeset për qytetarët e punon për ju. Për një qeveri që garanton uljen e kostos së jetës dhe mundëson hapjen e vendeve të reja të punës për çdo qytetar.

Ka shpresë për ndryshim dhe gjithçka varet prej nesh për ta bërë atë shpresë realitet. Unë jam plot besim që ndryshimi është i mundur dhe nuk do të ngelet vetëm shpresë.” vijon më tej Basha.

Continue Reading

Previous: VIDEO – “Vaksina falas dhe jo e detyrueshme”, kryeministri Rama video- mesazh urimi për vitin e ri…
Next: MINUTA E FUNDIT – Aksident në afërsi të burgut të Reçit në M.Madhe, raportohet për 5 persona të lënduar…

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

28 mins ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

2 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

3 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • “Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • MATURA SHTETËRORE – “1620 maturantë, 8 me aftësi ndryshe…”, provimi i gjuhës së huaj, flet drejtorja e ZVAP Shkodër
  • “Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme”, publikohet studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

TË FUNDIT

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…
  • Kryesore

VIDEO – Egnatia dhe Rrogozhina hyjnë në histori, fitojnë Kupën e Shqipërisë, mundin Tiranën në shtesë…

28 mins ago
VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën
  • Kryesore

VIDEO – “1 Qershori”, Luizi surprizon Joelin që vuan nga sëmundja e rëndë që 6 muajsh, kërkon ndihmë për ti shpëtuar jetën

2 hours ago
“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”
  • Aktualitet

“Dita kur vetë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes”, ministrja Edona Bilali në Shkodër mes fëmijëve 6- 15 vjeç për “1 qershorin”

3 hours ago
Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve
  • Aktualitet

Nis riparimi i radhës i dyshemesë së urës së vjetër të Bunës, Benet Beci koordinon bashkëpunimin e institucioneve

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.