VIDEO/ 14 shtatori 1998, kur shteti shqiptar u shkermoq ne pak ore

14 shtatori 1998 ishte dita e varrimit te Azem Hajdarit, i ekzekutuar 2 dite me pare ne afersi te ish- selise se Partise Demokratike, prane Kuvendit te Shqiperise. Mijera vete moren pjese ne homazhet qe u zhvilluan ne mjediset e jashtme te Pallatit te Kultures. Situata ishte e ndere, ishte vrare Lideri i Dhjetorit dhe ne momentet e pare, kreu i PD-se Sali Berisha akuzoi direkt kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano per vrasjen e Hajdarit. Ne momentin kur arkivoli me trupin e Azem Hajdarit dhe Besim Ceres- truprojes se tij edhe ai i vrare, turma doli nga kontrolli dhe u drejtua per nga kryeministria. Vazhdimi i asaj dite dihet nga ata qe kane qene deshmitare qofte edhe permes mediave, ndersa ata qe jane me te rinj kane mundesi te shohin dicka permes videove me poshte qe jane pergatitur nga agjensi te huaja lajmesh, ne kete rast nga AP- Associated Press. /ShkodraWeb/