Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të 112- vjetorit të Pavarësisë. Fillimisht është bërë ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar, shoqëruar me himnin kombëtar. Në ceremoninë zyrtare, zhvilluar në kuadër të 112-vjetorit të pavarësisë së vendit morën pjesë përfaqësues zyrtarë, klerikë dhe qytetarë.
Autoritetet fetare në Shkodër përcollen mesazhet në këtë ditë të shënuar, ku theksuan rëndësinë e bashkimit dhe tolerancës mes shqiptarëve. 28 Nëntori përfaqëson ditën më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar.