Prenkë Jakova është një nga emrat më të ndritur të muzikës e kulturës shqiptare. Me origjinë familjare nga Gjakova, Jakova u lind në Shkodër 105 vite më parë. Ai ka spikatur me aftësitë e tij si arsimtar, muzikant, kompozitor dhe autori i operës së parë shqiptare titulluar “Mrika”.
Në përvjetorin e lindjes së tij, në shtëpinë ku ai lindi, u vendos një pllakatë përkujtimore. Ishte një ceremoni e thjeshtë, në oborrin e një shtëpie shkodrane, ku emocionet shumëfishohen teksa interpretohen edhe krijime të të madhit Prenkë Jakova.
Kryebashkiaku Bardh Spahia, i pranishëm në këtë event, përshëndeti të pranishmit, duke evidentuar vlerat e gjithanshme të personalitetit Prenkë Jakova, njëjohësisht edhe nevojën e hulumtimit të aktivitetit, kontributeve të bijve të shquar të Shkodrës, duke ia përcjellë veprën e tyre brezave.
Në këtë ceremoni të thjeshtë, ishin të pranishëm emrat më të rëndësishëm të muzikës e artit, nga ata që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme, nën shembullin e Prenkë Jakovës.