Raporto TI

VIDEO/ 104-vjeçarja nga Kosova, i mbijetoi 4 luftërave, ka 60 pasardhës dhe s’ankohet nga asnjë sëmundje

Xhezide Alija nga Stançiçi i Gjilanit kishte shkuar te të afërmit e saj në Kumanovë, nga ku edhe ka folur për sekretin e jetëgjatësisë së saj. Ajo është 104 vjeçe dhe është në gjendje të mirë fizike, sa nuk ka fare nevojë për syze dhe nuk e ka fare problem t’i përshtatet teknologjisë, raporton “RTV 21”.

Gjyshja ka mbijetuar katër luftëra, ka 60 pasardhës, duke përfshirë pesë fëmijët e saj, nipër e mbesa, stërnipër e stërmbesa.

Ajo vazhdon të ketë një memorie të shkëlqyer. Sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë të jetë puna e pandërprerë, ushqimi modest dhe i shëndetshëm.

“Kam kaluar gjithë jetën duke ngrënë bukë misri, domate, qepë, lakër dhe të tjera, dhe vetëm qumësht delesh”, thotë ajo.

Ajo flet edhe për dallimin mes kohës së saj dhe të tashmes. “Tani veshja është më ndryshe. Nuk më pëlqen aspak, por çfarë të bëj. Vajza duhet të jetë një vajzë, gruaja grua, burri burrë”, thotë Xhezidja. Ajo po vizitonte Kumanovën për djalin e xhaxhait të saj, i cili ishte 80 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *