Shyqyri Fafaj, babai i inspektorit të vrarë të martën në mëngjes në ambientet e Komisariatit të Fierit ku punonte, në një prononcim për “News24” ka treguar se i biri kohët e fundit nuk e ka përballuar mirë presionin e procesit të vettingut në Polici.
“Ishte stresuar shumë nga kërkesat për vettingun. Nuk menduam se mund të vriste veten. I kërkonin shumë dokumente për vettingun, kërkonin të gjitha lëvizjet që bëheshin. Kishte vite në polici, lëvizjen nga puna e ka kërkuar vetë”, ka deklaruar ai.