KPK ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Ramadan Troci, të cilit i janë gjetur disa shkelje në deklarimin e pasurisë.
Në seancën dëgjimore Relatorja Pamela Qirko deklaroi se ILDKPKI kishte sjellë raport qe deklarimet e Trocit nuk janë të sakta, ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.
Kanë qenë këto shkeljet që kanë sjellë shkarkimin nga detyra të prokurorit Ramadan Troci.
Troci njihet per urdher- arrestet e bujshme per ish- governatorin e Bankes se Shqiperise Adrian Fullani dhe ish- kryebashkiakun Gjika te Vlores.