Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Vetingu në Polici, vjen “kërcënimi” nga sindikata: Nga bojkoti deri në grevë…

ShkodraWeb 15 April, 2018
sadedinFishta

Prej datës 5 prill kur u shpërndanë 3 formularët për vetingun në Policinë e Shtetit, efektivët janë përballur përveçse me vështirësi e vonesa, edhe me një kosto financiare që nga institucioni në institucion, sa vjen e rritet. Kosto që nuk u rëndon vetëm atyre, por edhe familjarëve, pasi siç parashikohet në ligj, deklarimin e pasurisë duhet ta bëjnë edhe pjesëtarët që përmban trungu familjar. Ata kanë vetëm një muaj kohë për të plotësuar formularët dhe iu duhet të marrin dhjetëra dokumente në banka, në ILDKPI, në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme etj., ku përveçse duhet të presin me orë të tëra në radhë, duhet të paguajnë edhe dhjetëra fatura.

“Për të marrë një statemant në një bankë të nivelit të dytë, në disa raste jemi detyruar të paguajmë edhe 2 mijë lekë të rinj. Disa banka e kanë këtë tarifë, disa të tjera jo. Për një punonjës policie që ka ndërruar 4 banka të ndryshme, sipas vendimeve të Ministrisë së Brendshme për pagat, duhet të paguajë deri në 8 mijë lekë të rinj. Po kaq edhe bashkëshortja, fëmijët apo edhe prindërit në varësi të trungut familjar”.

Kjo është ankesa kryesore që efektivë të Policisë së Shtetit i kanë adresuar Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit. Kreu i Sindikatës, Sadedin Fishta, shprehet se në këto rrethana ka kërkuar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për t’i kërkuar shtyrje të afatit të plotësimit të formularëve. Përveç kostos financiare, që për shumicën e familjeve të punonjësve të policisë është e pa përballueshme, sipas Fishtës, ky proces mund të sjellë edhe cenimin e sigurisë publike, pasi efektivët do detyrohen të largohen me orë të tëra nga puna.

ANKESAT

Dokumenti që merret në bankat e nivelit të dytë nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe familjarët e tyre, quhet “Dokument për Vetingun”, por efektivët ankohen se në disa banka kushton, në disa të tjera është falas e në disa të tjera me një shumë minimale. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta, shprehet se punonjësve të Policisë u është kërkuar një vërtetim banke për pagat që kanë marrë dhe shumën e tyre.

“Këto vërtetime do të merren në bankat, ku vetë ministria apo drejtoria përkatëse ka lidhur marrëveshjen e dhënies së rrogave. Por këto vërtetime kushtojnë dhe janë të papërballueshme për punonjësit e policisë. Ndaj kërkojmë që kjo situatë të zgjidhet nga Ministria e Brendshme”, shprehet Fishta.

Nga ana tjetër, punonjësit e policisë janë përballur edhe me vështirësi të tjera sa i përket plotësimit të dokumentacionit, pasi para vitit 2005 ata nuk e kanë marrë pagën nëpërmjet bankës, por dorazi. Për këtë arsye, u duhet të lëvizin sa në një qytet në tjetrin, për të mbledhur dokumentet e nevojshme, pasi shumë prej tyre kanë ndërruar me dhjetëra herë vendin e punës.

KREU I SINDIKATES

Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, shprehet se në rast se nuk do të gjendet një zgjidhje për kaosin e krijuar nga vetingu, efektivët do të bojkotojnë shërbimet. Mund të ketë greva të pjesshme apo edhe të përgjithshme nga ana e tyre. “Do të kërkojmë një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar shtyrjen e afatit të plotësimit të formularëve. Në propozojmë se ky proces të bëhet i ndarë ose sipas qarqeve, ose sipas gradave, pasi është e pamundur të kruhet njëkohësisht për të gjithë.

Në të kundërt, do të ketë reagim paralajmërues, bojkotim të mosdorëzimit të formularëve, grevë të pjesshme e deri në grevë përgjithshme. Do kërkojmë të shtyhet afati i dorëzimit, pasi kërkohet profesionalizëm në plotësimin e tyre. Gjithashtu kërkojmë që të ulet vlera e dokumenteve që merren në banka, mundësisht të dërgohen nga vetë bankat në çdo Drejtori Vendore, pasi punonjësit e policisë do të mbeten me orë të tëra në radhë, duke lëne punën, shërbimin dhe duke cenuar sigurinë e rendit dhe qetësisë publike”, shprehet Fishta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Zhduket monirenia 17- vjeçare, policia kërkon ndihmën e komunitetit shqiptar për ta gjetur (emri)
Artikull pasardhës: “Kandidate për Bashkinë”, Senida Mesi: Shkodra nuk është një qytet i lehtë…, ka më shumë të majtë se të djathtë

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.