Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VETINGU/ Ja pasuria që deklaroi prokurorja në Gjykatën e Apelit në Shkodër

ShkodraWeb 16 April, 2018
apeliShkoder

Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP. Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Besa Nikëhasani nga viti 2003 deri në vitin 2015. [Kliko këtu për skedën në PDF]. Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë që prokurorja Nikëhasani nuk zotëronte pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në vitin 2015 ajo shfaqet me një pasuri familjare prej 18.1 milionë lekë.  Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të Znj. Nikëhasani llogaritet në 1.5 milionë lekë.

Të ardhura kryesore familjare të krijuara gjatë periudhës deklaruese kanë si burim kryesor pagën e subjektit nga funksioni dhe pagën e bashkëshortit , që zënë respektivisht  51.7 % dhe 27.6 % e të ardhurave totale të familjes Nikëhasani. Një pjesë të rëndësishme tek të ardhurat familjare të subjektit bën pjesë dhe një vendim gjyqësor për shkarkim të padrejtë nga detyra të bashkëshortit ë prokurores, Aleks Nikëhasani, me vlerë 2.1 milionë lekë, si dhe fitimi nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Bashkëshorti i subjektit ka blerë në vitin 2006 një automjet tip Benz 200 me vlerë 700 mijë lekë, dhe pasi e ka përdorur për katër vite e ka shitur për 800 mijë lekë në vitin 2010.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 12 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, tre deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4 milionë lekësh. Një tjetër flamur i kuq i indetifikuar nga analiza e deklaratave lidhet me mospërputhjen e gjendjes ‘cash’, pasi gjendja e akumuluar nuk përputhet me shtesat dhe pakësimet e deklaruara vit pas viti.

Gjithashtu origjina e asetve nga të cilat Znj. Nikëhasani deklaron fitime nga shitja ose qiradhënja është e paqartë.

Në lidhje me të ardhurat që përfiton nga qiraja e lokalit në Lezhë me vlerë 400 mijë lekë dhe 480 mijë lekë (përkatësisht në vitin 2014 dhe 2015) sipas kontratës dt. 05.03.2014 të objektit me sip 150 m2, zona kadastrale ___ , nuk rezulton që ky objekt me këto të dhëna të jetë deklaruar nga subjekti në deklaratat e pasurisë.

Ne vitin 2010 ka deklaruar shitjen e një toke ne emër te vjehrrës me sip.2040 m2 në shumën 500 000 lekë, të padeklaruar më parë. Nga të dhënat e deklaratës së vitit 2004 ka deklaruar tokë me sip.4500 m2 nga e cila është shitur 3000 m2. Pra sipërfaqja e ngelur është 1500 m2 dhe nuk mund të jetë e njejta tokë që është shitur në vitin 2010.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

BURIMI: Birn

Post navigation

Previous: VIDEO/ Lulzim Basha “i djeg” Edi Ramës lajmin çeljen e negociatave të BE-së me vendin tonë
Next: A ka by*** opozita? U largua shpejt nga protesta për lirimin e kuksianëve…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
cape verde 2026

Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente

ShkodraWeb 15 June, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
  • NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet 15 June, 2026
  • “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika 15 June, 2026
  • OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik… 15 June, 2026
  • Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë 15 June, 2026
  • Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq administratorin e një kompanie private, mashtroi të huajt me programe studimi 15 June, 2026
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, gruaja nga Kosova përplaset nga makina sapo zbriti nga autobusi 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
rama marjana paul tedeschini

NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.