Vetëm 11 raste pozitive në 24 orë dhe vetëm tre jetë të humbura, Maqedonia e Veriut me shifrat më të ulëta në 5 muaj

Në Maqedoninë e Veriut, të hënën, u regjistrua ulje e madhe e personave të infektuar me korona virus. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 450 mostrave, me COVID-19, sëmundjen që e shkakton korona virusi, janë diagnostikuar vetëm 11 persona – shifër kjo më e ulëta në pesë muajt e fundit.


Edhe të dielën u regjistruan 39 të infektuar nga 817 teste. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë edhe për tri jetë të shuara nga korona virusi, me të cilat numri i përgjithshëm i tyre arrin në 603.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 148,269 persona; prej tyre, 14,341 janë diagnostikuar me COVID-19, 11,157 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten edhe 2,581.

“Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur për të gjithë dhe unë mbetem i përkushtuar ndaj politikave shëndetësore, në interes dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, tha Venko Filipçe në ditën e parë të mandatit të ri si ministër i Shëndetësisë.

“Qëllimi ynë është që të kemi pacientë të kënaqur, profesionistë të vlerësuar dhe të motivuar të shëndetit. Do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur dhe të përkushtuar ndaj sistemit shëndetësor, pasi qytetarët meritojnë më të mirën, qytetarët meritojnë një shëndet publik cilësor, të arritshëm për të gjithë”, tha ai.

Mbështet ShkodraWeb Media

Kryeministri Zoran Zaev tha se sektorin shëndetësor do ta ketë prioritet në punën e qeverisë së re.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel