“Vetë shefi i Rendit lajmëroi policinë …”, detaje të reja nga gjetja e ar.mëve: Mbaheshin në zyrë për ilustrim…

(foto ilustrim) SHÇBA ka gjetur te pakten nëntë ar.më të mëdha në zyrën e shefit të policimit në komunitet në Elbasan Faik Ruko. Ky i fundit vetëm pak kohë kishte marrë këtë detyrë, ndërkohë që ky post më herët është mbajtur nga Abedin Halilaj. Ar.mët supozohet se gjendeshin në zyrë të paktën prej 2 vitesh.


Burimet bëjnë me dije se ato ishin mbledhur nga aksionet në komunitet dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim. Gjithashtu mësohet se ekzistojnë procesverbalet që kanë hyrë në komisariat konform rregullave nga zyra e ar.matimeve me dokumentacion përkatës.

Ishte Ruko që ka njoftuar SHÇBA për prezencen e ar.mëve në zyrën e tij. Gjithësesi vijojnë hetimet për këtë rast, nese vertet kemi te bejme me nje situate.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!