Foto/ Versioni zyrtar i policise per vrasjen e 37- vjecarit ne shetitoren e plazhit

Drejtoria Vendore e Policise Vlore njofton: Më datë 30.07.2017 rreth orës 21:15, jemi njoftuar së në një lokal në Lungomare ka patur të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se ka një person të vrarë. Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha Njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se: Shtetasi M.Xh.(O), 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve. Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh. Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit. Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)
Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /ShkodraWeb