“Veprim i ulët për të ndalë Vllazninë”, kapiteni Gurishta në krah të Adilit pas incidentit në Korçë: E gëzoshi pikën por…

Në ndeshjen e djeshme mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ka ndodhur një situatë e rrallë. Enea Jorgji akordoi kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësishtë kuqin për Adilin pas 15 minutash.

Teksa lojtarët do i drejtoheshin dhomave të zhveshjes nisi grindja mes Adilit dhe Zguros. Trajneri Memelli do të futej mes lojtarëve, por Adili iu kthye edhe trajnerit të Skënderbeut.


Po çfarë ndodhi realisht? Zguro u shpreh për se Adili nisi i pari sharjet dhe ofendimet kundrej tij pa arsye, ndërsa në momentin që po i kërkonte shpjegim kur mbaruan 45 minutat, u shtua doza e acarimit.

Ndërkohë Gurishta ka një tjetër version. Futbollisti i Vllaznisë e quan Zguron si fajtor dhe vendos në dyshim profesionalizmin e tij, ndërsa nga ana tjetër shprehet se për ta kjo ishte e vetmja mënyrë për të marrë pikë ndaj Vllaznisë.