VENDIMI/ Pse i dha fund martesës 22 vjeçare ish- deputetja demokrate, bashkëshorti nuk u paraqit në gjyq…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, i ka dhënë fund martesës së saj 22-vjeçare me bashkëshortin, Ilir Shqina, me të cilin ka edhe një djalë. Politikania e njohur ka treguar më herët në intervista të ndryshme se është martuar që 20 vjeçe me Shqinën, të cilin e njohu në shkollë. Shqina në atë kohë sapo kishte përfunduar studimet e larta dhe ishte emëruar pedagog. Ish-bashkëshorti i Gridës ka qenë pedagog i saj dhe diplomat në Ambasadën shqiptare në Slloveni.

Vendimi i Gjykatës

Nr.1057 VENDIMI Tirane, më 11.03.2019

SHPALLJE E VENDIMIT GJYQËSOR PER AFISHIM

(PER EFEKT NJOFTIMI)

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është gjykuar çështja civile me Nr 1057 Vendimi, Dt.15.02.2019 me pale ndërgjyqëse:

PADITES: GRIDA SHQINA(DUMA)

I PADITUR: ILIR SHQINA

OBJEKTI: ZGJIDHJE MARTESE

Gjykimi është kryer në mungesë të ILIR SHQINA

Meqënëse nuk është arritur komunikimi i vendimit për një nga shkaqet e parashikuara nga neni 130 e vijues të K.Pr.Civile, bëhet kjo shpallje me efekt 20 (njëzet) ditor për efekt komunikimi, me anë të afishimit të njërës kopje në Gjykatën ë Rrethit Gjyqësor Tiranë, një kopje do të afishohet pranë vendbanimit të fundit të personit në mungesë, si dhe një kopje në faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bashkëlidhur po Ju dërgojmë dy kopje të shpalljes, nga të cilat njëra kopje e kësaj shpallje të afishohet pranë vendbanimit të fundit të ILIR SHQINA dhe kopja tjetër të kthehet sërish pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me mbishkrimin që shpallja është afishuar si dhe datën e afishimit.

K/SEKRETARE Valbona SADIKU

Loading...