VENDIMI/ Pas shitjes së emrit, FSHF merr iniciativën më të re për tribunat e Air Albania Stadium…

Pak ditë më parë u njoftua se është arritur akordi me kompaninë ajrore “Air Albania” për komercializimin e emrit të stadiumit Kombëtar, që do të zëvendësojë “Qemal Stafën” e dikurshëm. Mësohet se kjo kompani do të paguajë plot 650 mijë euro në vit për vendosjen e emrit.

Ndërkohë së fundmi FSHF ka marrë një vendim tepër interesant për sa i përket tribunave. Ato do të mbajnë emra futbollistësh, kryesisht atyre legjendarë, që kanë shkruar historinë në futbollin shqiptar.

Një vendim tepër interesant ky i Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa çdo tribunë e stadiumit Kombëtar do të identifikohet me një emër futbollisti shqiptar.

loading...