“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt”, ambasada amerikane reagon pas përjashtimit të Berishës nga PD

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas vendimit te Bashes për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Në një publikim në rrjetet e veta sociale, selia diplomatike kumton sa më poshtë:

“Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.


Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.”.