“Vendi më i varfër i Europës të mirëpret me fjalët Luxury, Casino 24H”, Dom Vlash Palaj: Poster skifoz në Rinas

Sot po kthehesha nga nji udhëtim i largët, tranzit nga Stambolli për në Rinas. Mu ba zemra mal kur ekuipazhi i Turkish Airlines, shumë amëlsisht, për disa herë shqiptoi destinacionin: To airport “MOTHER TERESA”. Sikur kishin shumë qejf me e permend…!

Sa zbret menjëherë ZHGËNJIM: Imazhi i parë që sheh çdo kush që viziton Shqipërinë është: “Marina Bay Luxsury Resort & Casino open 24H.” Vendi ma pak i pasur në Evropë, që ma shqip është më i varfër, të mirëpret me fjalët Luksury, Casino 24H.


U thotë Krishti nji fjalë farizenjve: “Varre të zbardhura nga jashtë ndërsa në brendi pleh”.

Nanë Tereza lutu per ne! (Shpresoj që ta heqin sa ma pare at poster skifoz. Don Zoti e venë imazhin e butë dhe të ambël të Nanë Terezës që mirëpret…!)

P.S. Për turistat në foto… fjala për Ju! /Publikuar në Facebook nga Dom Vlash PALAJ/