Nga ShkodraWeb
Është bërë zakon në fund të çdo viti të shpërndajmë urime! Këtë vit, për herë të parë ju uron edhe ShkodraWeb, një alternativë modeste në informimin tuaj. Faleminderit më shumë se 25 mijë personave që iu bashkuan dhe mbështetën rrugëtimin tonë që në hapat e parë. E nisëm në mes te korrikut dhe sot jemi në orët e fundit të dhjetorit. Akoma nuk janë mbushur 6 muaj, shumë pak për ne por edhe mjaftueshëm për të vlerësuaar me notën 10-të mbështetjen tuaj të gjithanshme.
Jemi në hapat e parë dhe natyrisht, ka mjaft vështirësi. Disa i kishim parashikuar e disa të tjera, të themi të vërtetën, JO! Nuk kishim parashikuar sulme të pandërprera për të na demtuar në bashkëpunimin tonë me ju ne rrjete sociale, sidomos në Facebook. Për thuajse 3 javë jemi përballur me sulme të tilla. Shumë nga ju edhe kanë raportuar sepse bashkë me lajmet tona, janë shpërndarë edhe imazhe (pamje) jo të këndshme, sigurisht jo nga ne por nga ata që nuk duan që ne të rritemi në hapësirën tonë të lirisë.
Por sot, disa orë nga ardhja e një tjetër viti, është koha të falenderojmë. Të gjithë juve që na u bashkuat dhe na mbështetët: Faleminderit dhe mirënjohje! Atyre që na besuan, na dhanë kënaqësinë të bëhemi zëdhënësit e tyre: Respekt, nuk do ju zhgënjejmë kurrë. Por edhe atyrë që këtë vit u ndanë nga ShkodraWeb, sërish u themi faleminderit për aq kohë sa na dhanë mbështetje. Në fund, një falenderim të veçantë për bashkëpunëtorët tanë të afërt në këtë 5- mujor: Gjonit, Valit, Ardianit, Klodit, Eltonit etj. Natyrisht, pa lënë në harresë mediat dhe kolegët e Shkodrës e më përtej, të cilëve u kemi shpërndarë në ShkodraWeb punët e tyre, duke ruajtur rigorozisht autorësinë.
Ditën e parë që u nisëm, e konsideruam si provë. Keto muaj kështu ishin. Por edhe në 2018-ën do jetë kështu. I vemti premtim që ju japim dhe do ta mbajmë është: Do të jemi gjitmonë një derë e hapur, zëdhënës të atyre që kanë nevojë për tu dëgjuar. Gjate 2017-ës, ata që e kanë provuar mund ta vertetojnë se ne nuk kemi asnjë preferencë, të asnjë lloji për askënd. Sa të jemi në aktivitet, kështu do të jetë!
Faleminderit Miq! Gëzuar 2018!