Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka reaguar me një postim në Facebook pas lajmit për zbardhjen nga policia të ngjarjes së rëndë të 30 marsit në Shkodër, ku humbën jetën në pritë vëllezërit Bilali. Në postimin e tij, Hoxha konstaton “Me ne fund nje lajm i mire nga Shkodra. Kur do ky qerrata shtet jo vetem qe e kap lepurin me qerre, por e vendos qerren ne mes te rruges dhe lepuri shkon e hipen vet ne te.”. Gazetari i njohur nuk kursen falenderimet për drejtorin e sapoemëruar të policisë në Shkodër, ndërsa dërgon mesazhe edhe përmes inicialeve për disa persona që ai nuk i identifikon. Postimin e tij, Hoxha e shoqëron edhe me disa foto, të cilat i ka publikuar edhe më herët. Më poshtë, postimi i gazetarit Artan Hoxha në Facebook.
Më në fund,nje lajm i mire nga Shkodra. Kur do ky qerrata shtet,jo vetëm që e kap lepurin me qerre, por e vendos qerren, mu në mes te rrugës dhe lepuri shkon e hipen vetë,në të.
Operacioni i sotëm,është prova e asaj që publikoja në statusin e 30 marsit 2019, menjehere pas vrasjes se vellezerve Bilali, se:”Gjithe Shkodra e di se kush po vret ne Shkoder”…
Ja pra,që për 11 muaj rresht,nuk ia kemi futur kot se kush fshihet pas serisë së vrasjeve ne Shkoder. Zbulimi i vrasjes nr 10 dhe 11, Astrit dhe Brahim Bilali, është një ogur i mirë,se janë në rrugë të mbarë edhe zbulimi i vrasjeve te 15 korrikut 2018, 1 shtatorit 2018, 14 nentorit 2018…
Tani pres nje konference shtypi te M.L. qe akuzon gazetarin A.H. se po “fsheh” te verteten per vrasjet ne Shkoder. Po ashtu,pres edhe nje status çorientues ne facebook,te digital-it SB, të tregoje se si nje nga forcat politike aleate ne veri te vendit ka dale jashte beteje.
-Më poshtë ,fotot e publikuara ne shtator te vitit te kaluar per nje grup personash te dyshuar si autore te vrasjeve ne Shkoder. Ne rreth me pistolete dhe automatik MP5 ne dore, personi i shpallur ne kerkim si ekzekutor i vellezerve Bilali….
Kampionati vazhdon….
….
Sigurisht meriton një përgëzim dhe mbështetje të veçantë Drejtori i DVP Shkodër, Niko Brahimaj, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, që me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, realizuan me sukses operacionin me emrin e koduar “Livadhe”.