
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po zhvillon një takim në qytetin e Koplikut me bizneset e vogla dhe banorët e zonës. Gjatë një bashkëbisedimi me një tregtar, ky i fundit i ka treguar Bashës se ka kanë frikë të dalin në Shkodër, pas ngjarjeve të fundit ku humbën jetën vëllezërit Bilali. Por Basha ka quajtur si të papranueshme qëndrimin e policisë, që sipas tij po thotë se bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin.
Kreu i PD ka kërkuar që të zbardhet ngjarja e vëllezërve Bilali, duke aluduar se pas saj mundë të fshihet dhe vetë shteti.
“Dhe po thonë që bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin. Kjo është përgjigja që jep policia. Po policia për çfarë paguhet? Edhe ka ndodhur me njerëz të pafajshëm. Ajo vrasjet duhet zbardhur sepse janë përfshirë njerëz të pafajshëm, të cilët kanë dhënë kontribut për Shkodrën dhe demokracinë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose për ndryshe ka gisht shteti, se s’ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjell njerëzit në dëshpërim.”, ka thënë Basha.