Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

VËLLEZËRIT “BILALI”/ Dalin detajet e reja, dy të rinjtë e kapur mohojnë çdo gjë por përgjimet telefonike dhe ambjentale…

ShkodraWeb 27 April, 2019
makina vellezer bilali

Disa detaje të reja kanë dalë pas prangosjes të dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama, nga policia e Shkodrës, të dyshuar si bashkëpunëtor në pritën ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali. Të dy këta shtetas akuzohen si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë ndërsa është shpallur në kërkim edhe shtetasi Ibrahim Lici, i dyshuar si autor kryesor shtetasi D.B i dyshuar për “përkrahje të autorit”.

Mësohet se pas vënies në pranga janë marrë në pyetje por kanë mohuar se kanë lidhje me pritën ndaj dy vëllezërve Bilali. Prej disa orësh ka vijuar seanca e pyetjeve për detajet e ngjarjes, por Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me atë që ndodhi me 30 mars në Shkodër.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë lyer me bojë makinën e cila është përdorur në pritën ndaj Ibrahim dhe Astrit Bilalit. Pas vrasjes së dy vëllezërve në lagjen Kiras, pak metra më tutje policia gjeti një makinë që po digjej. Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe makina nuk u dogj në brendësi. Pas akteve të ekspertizës në mjet u gjetën gjurmë sipas prokurorisë të dy shtetasve Arsen Stojku dhe Mislim Rama. Këta dy shtetas janë të afërm të personit në kërkim Ibrahim Lici ndërsa ky i fundit nga prokuroria dhe policia dyshohet si autori kryesor. Për Ibrahim Licin, në mjetin e sekuestruar nga policia nuk ka gjurmë të tij por ai dyshohet si autor i vrasjes, kjo edhe nga përgjimet telefonike dhe ambientale që janë bërë pas kësaj ngjarje të ndodhur. Policia dhe prokuroria kanë vijuar marrjen në pyetje të dy të arrestuarve të cilët dyshohet se kanë lyer makinën me të cilën është kryer vrasja por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat duke mohuar gjithçka dhe duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen dhe as dijeni për çfarë ka ndodhur. /Burimi:BalkanWeb/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI/ Koçi, aleati 70 vjeçar i Lulzim Bashës, kërkon mandatin e deputetit- dorëzon formularin e vetëdeklarimit…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT/ Çfarë po ndodh në Velipojë, dëgjohen të shtëna- policia e FNSH rrethojnë zonën…

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
  • VIDEO- PD Shkodër sërish konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje në votim… 11 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci voton bashkë me familjen, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje… 11 May, 2025
  • VIDEO – PD Shkodër në konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për ta mbështetur me votë… 11 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 11 maj 2025… 11 May, 2025
  • VIDEO – “I kanë harruar në Postën e Barbullushit”, u akuzua nga pensionistët se u ka marrë kartat, flet Besmir Lepi 11 May, 2025
  • FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës…. 10 May, 2025
  • VIDEO – “Punonjësi i Postës na ka marrë kartat”, denoncimi i pensionistëve: Nuk mund të votojmë… 10 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.