Ndodh edhe kështu! Dy vëllezër nisin të zihen me fjalë dhe nga fjalët përfundojnë tek…shati. Për ata që nuk e dinë, është një mjet që përdoret në bujqësi për punimin e tokës. Lajmi jepet nga policia, e cila e klasifikon ngjarjen për motive të dobëta, ndërsa mësohet se njëri nga vëllezërit, është në spital në gjendje kritike për jetën. Më poshtë, njoftimi i Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. T., rreth 55 vjeç ka plagosur me një vegël pune (shat) vëllain e tij H. T., 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shtetasit A. T, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.