Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Vëllai i shkodranit që vari veten pas arrestimit: Biseda e fundit me të, çfarë i bënë në polici

ShkodraWeb 5 years ago
0

Vetëvaret sapo kthehet nga Komisariati i Policisë së Vaut të Dejës, ku ishte shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Barbullush. Viktima Ardian Kallami, 47 vjeç, u gjet nga familjarë të tij i vetëvarur pas banesës së tij.

Ata akuzojnë si shkaktarë të kësaj ngjarje Policinë, e cila, sipas tyre, e ka detyruar atë nëpërmjet dhunës, që të pranojë një krim që nuk e kishte kryer. Sipas Zef Kallamit, vëllai i tij Ardiani ishte i dyshuar për një vjedhje afër banesës së tij në fshat.

Për dy-tri ditë është shoqëruar disa herë në Polici për të dhënë dëshminë e tij, por gjatë marrjes në pyetje, sipas tij, Policia e ka dhunuar fizikisht e madje e ka detyruar atë të nënshkruante sikur e kishte kryer vjedhjen, teksa, në fakt, sipas tij, i vëllai nuk dinte të shkruante dhe as të lexonte.

“Ka ardhur Policia të shtunën dhe e ka marrë teksa ishte duke u marrë me bagëtitë. Ka qenë ora 07:30 në mëngjes dhe e kanë mbajtur deri rreth orës 15:00. Kam shkuar dhe i kam dërguar një cigare brenda në paraburgim. Aty e pyeta vëllain nëse e kishte bërë ai grabitjen. Ai m’u betua se s’kishte asnjë lidhje. Atëherë, i thashë, duro se nuk mund të mbajnë kot dhe se kanë për të nxjerrë jashtë. Duke folur me të, më tha se një prej shefave e ka goditur. I kishte dhënë një goditje në fyt dhe më tha se ky shefi po më rrënon sa herë që vjen. Përsëri të dielën e kanë marrë dhe kam komunikuar me të. Ka folur edhe djali im, që erdhi nga Italia, dhe i kemi thënë qetësohu se asgjë s’do ndodhë. I kishin marrë shenjat e duarve dhe gjithçka. Sot (të hënën), ai duhej që të ishte në burg, por ndodhi kjo që nuk e prisnim asnjëherë. E shoqëruan dhe i kanë dhënë një letër për ta firmosur, se vëllai nuk dinte as të lexonte, as të shkruante dhe ai shefi ka shkruar në atë letër çfarë ka dashur. Më pas e kanë firmosur. Këtë letër na e dha Policia më vonë, si për të na thënë se pretendimet tona ishin të kota, pasi ai e kishte pranuar krimin”, u shpreh dje Zef Kallami, vëlla i viktimës.

Ai kërkon drejtësi, ndërsa thotë se Policia po e çon këtë familje te krimi. “Unë kërkoj drejtësi se po na bëjnë që të bëhemi kriminelë. Nuk është vështir të bëhesh kriminel, vështir është të jesh njeri i mirë. Vetëm te Zoti kam shpresë e besim se do zbardhet se te shteti jo, shteti e mbyti. E kanë goditur në fyt, kishte shenja dhune”, u shpreh më tej vëllai i 47- vjeçarit të vetëvarur.

Ardian Kallami ishte i martuar, por pas një sëmundjeje të rëndë, gruaja e tij u nda nga jeta, para 6 muajsh. Ata kishin dy fëmijë, një vajzë e martuar, e cila jeton në Itali dhe një djalë 22 vjeç, i cili e bën jetën mes Italisë dhe Shqipërisë. Ardian Kallami nuk kishte pasur asnjëherë probleme me Policinë dhe hera e parë ishte këtë të shtunë, teksa dyshohej për vjedhjen, dyshim i cili i kushtoi jetën.

Edhe kushërinjtë dhe banorë të zonës kanë të njëjtin pretendim se 47-vjeçari i ka dhënë fund jetës nga frika se Policia do vazhdonte ta dhunonte fizikisht gjatë marrjes në pyetje. Luigj Jaku thotë se përgjegjës kryesor janë dy shefa Policie, të cilët kanë qenë edhe te banesa e viktimës kur e kanë shoqëruar në Komisariatin e Vaut të Dejës. /Nga Senad NIKSHIQI/

Continue Reading

LAJM PARA: Gjykata e Apelit në Shkodër i jep të drejtë Bashkisë Shkodër për çështjen “Dragusha”, jepet vendimi përfundimtar
LAJM PAS: Nëse doni të udhëtoni sot drejt Greqisë, bëni mirë të informoheni më parë…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut
  • Aktualitet

FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut

13 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

2 hours ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut
  • MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • “21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • PERSONAZH – Frederik Ndoci feston ditëlindjen, kantautori dhe aktori i njohur shkodran spikat me arritjet e tij…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte 9 shkurt 2023…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut
  • Aktualitet

FOTOLAJM – “Rinia mbetet një aset i çmueshëm”, kryebashkiaku Spahia bashkëbisedim me studentë të Ekonomikut

13 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Shqipëria lëkundet nga termeti, janku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

2 hours ago
“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…
  • Aktualitet

“21 janari”, SPAK shpall moskompetencën për kallëzimet e reja, dosja kalon në Prokurorinë e Tiranës…

3 hours ago
NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve
  • Aktualitet

NGA EMILIA KOLIQI – Viti 2023 vit elektoral, qeveria punëson 2176 persona në sektorin publik, kosto në kurriz të qytetarëve

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.