ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Veleçiku në pikiatë “pa frena”, humbjen e katërt rradhazi i’a shkakton një shkodran…

Katër ndeshje, katër humbje për Veleçikun dhe vend i fundit në renditje për të. Një fillim për t’u harruar i koplikasve që duket se do të rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria këtë sezon.

Pasditen e sotme ata janë mundur edhe nga Besëlidhja. Në ndeshjen e luajtur në Lezhë, djemtë e drejtuar nga trajneri Besnik Duli, këtë herë i ka ndëshkuar një shkodran: Pikërisht Arsen Hajdari

Ai ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë që në minutën e 22-të dhe më pas ndonëse ka patur përpjekje nga të dy ekipet, nuk ka patur gol tjetër. Me këtë fitore Besëlidhja është ngjitur në kuotën e 8 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje.

Në ndeshjet e tjera të javës së katërt të kategorisë së parë për Grupin A, Dinamo ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në Rrogozhinë ndaj Egnatias me rezultatin 1-4.

Po ashtu, Korabi ka vijuar me rezultatet pozitive dhe këtë herë ka mundur 2-1 Shkumbinin, rezultat me të cilin tashmë dibranët janë ngjitur në kuotën e 9 pikëve dhe mbajnë vendin e parë në renditje.

Edhe Erzeni është rikthyer tek fitorja, tashmë nën drejtimin e trajnerit të ri Vladimir Gjoni, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë 4-0 Burrelin në ndeshjen e luajtur në Shijak.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.