
Skuadra e Veleçikut ka marre nje fitore te rendesishme ne kampionat duke mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Shenkollit ne nje ndeshje me shume nerv. Koplikasit kane kaluar shume shpejt ne avantazh me ane te Tomes ne minuten e 8-te por pak minuta me vone miqte kane barazuar me ane te Danajt.
Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 1-1. Ne te dyten vendasit kane luajtur me mire dhe fillimisht kane kaluar ne avantazh me ane te Banushit ndersa ne fund ka qene Ujkaj qe ka shenuar me 11-metersh golin e trete dhe te fundit duke mbyllur kesisoi krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.
Ne kete takim nuk kane munguar edhe perplasjet ne mes futbollisteve te dy ekipeve nderkohe qe ka patur edhe dy kartona te kuq per futbollistet Mirdita e Danaj te Shenkollit.
Përveç tyre janë dhënë edhe 5 kartona të verdhë dhe ndoshta mund të kishte patur edhe të tjerë të kuq ndërkohë që nga rradhët e Veleçikut ka patur vetëm dy të verdha.
Por jo vetëm kaq. Në fundin e takimit një nga futbollistët e Shënkollit ka tentuar të godasë trajnerin e Veleçikut Besnik Duli por ky i fundit ka ruajtur gjakëftohtësinë dhe gjithçka është mbyllur pa asnjë incident.