NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Vdes “mbreti i fake news” Paul Horner…e vertete apo “fake news”

Mbreti i “fake news” ose i lajmeve false në SHBA është gjendur i vdekur. Paul Horner, i bërë i famshëm gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale amerikane për bllofet që u përhapën shumë në internet, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Feniks të Arizonës raporton Bbc. Sipas zëdhënësit të zyrës së sherifitit Mark Casey, në Marikopa, Horner ka vdekur më 18 shtator. Për autoritetet nuk bëhet fjalë për një vrasje, pasi sipas tyre 38-vjeçari ka pasur një histori të gjatë abuzimesh me ilaçe dhe provat e mbledhura në vendngjarje sugjerojnë se bëhet fjalë për një mbidozë aksidentale. Mes lajmeve të rreme më të njohura të publikuara nga Horner ishte ai se ish-presidenti Obama ishte homoseksual dhe një mysliman radikal; dhe se manifestuesit që kishin protestuar kundër Trump kishin qenë të paguar. Fama e tij u zgjerua sidomos gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, aq sa në një intervistë për “Washington Post” më 17 nëntor thoshte i bindur se Trump kishte marrë nën kontroll Shtëpinë e Bardhë vetëm falë tij.